Shkodra në mëngjeseKendojnë bashkë në mengjese pesë kumbonare,kendojnë në ajri mbi Shkoder ende fjetë:mbi Maranaj qet vetllen kureshtareagimi e hjedh në liqe synin e qetë.Perhapë lajmin e zgjimit rrezja e parëtë parat përshëndetje dridhen në heshti të letë,e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fareShkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë.E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepijaudha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë:skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitënë syt e vashave, qeshë, e mbush me dritëkaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë.
Like (0) Dislike (0)
Your Comment